e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duro kundër së shkuarës: Nuk më tremb Tirana

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duro kundër së shkuarës: Nuk më tremb Tirana

Klodian Duro e mendon fitoren ndaj Tiranës si mundësinë e vetme për të arritur tek objektivat madhorë të klubit. duroNë intervistën e djeshme për "Panorama Sport", trajneri i Kukësit theksoi se nuk i frikësohet aspak kundërshtarit. Edhe pse në kryeqytet ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij si futbollist, tashmë ai kërkon revanshin për humbjen 0-1 të pësuar në fazën e dytë.

Klodi, si e parashikoni ndeshjen kundër Tiranës?

Vijmë pas një serie rezultatesh pozitive, ndaj pres vazhdimësi edhe kundër Tiranës. Nuk ka ndeshje të lehta, por që të realizojmë objektivin madhor që kemi për këtë sezon, duhet me çdo kusht që të marrim një tjetër trepikësh. E respektojmë Tiranën, por do të bëjmë lojën tonë që në fund të marrim maksimumin.

Ju i njihni bardheblutë, a ka diçka që ju tremb tek ata?

Asgjë. Gjithsesi, i keni rival direkt për vendin e tretë.

Mendoni se kjo ndeshje mund të jetë vendimtare?

Vendimtare nuk mund ta quaj, pasi është edhe një fazë për t'u luajtur. Dua ta cilësoj vetëm si një ndeshje radhe.

Tirana nuk ndodhet në gjendjen më të mirë të saj, madje në 5 takimet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë, është ky një plus për Kukësin?

E thashë edhe më lart, nuk merrem fare me gjendjen e kundërshtarit. Thjesht ne besojmë se do arrijmë rezultat pozitiv nesër (sot). Nëse ia dalim, gjithçka për ne do të jetë më e lehtë, pasi do të jemi më të karikuar për të konkretizuar me sukses misionin për zonën "Euro". Kështu që duke parë lojërat e mira që kemi zhvilluar gjatë gjithë këtyre javëve, i kemi që të gjitha shanset që të dalim kryelartë nga kjo përballje.

Por statistikat nuk i keni fort në favor, pasi Kukësi ka plot 2 vjet që nuk fiton në kryeqytet...

Kjo është e kaluara dhe unë nuk e kthej kokën pas, por shikoj përpara. Më intereson vetëm e tashmja dhe e ardhmja. Duke vepruar në këtë formë, mund të mposhtim një rival direkt dhe të fortë siç është Tirana. Të gjithë bashkë besojmë te triumfi.

Fakti që mund të ketë shumë tifozë kuksianë në "Selman Stërmasi" ju avantazhon?

Është një gjë pozitive për ne. Tifozëve u është rikthyer besimi te skuadra dhe kjo dëshmon që ne kemi punuar mirë. Të bashkuar të qëndrojmë deri në fund.Kjo është gjëja më e mirë dhe më pozitive.

Ju shqetëson ndonjë gjë përpara kësaj ndeshjeje?

Jo, situata në ekip është shumë e mirë.

Ka zëra se presidenti Gjici do t'u japë një premio të majme në rast fitoreje...

Presidenti jeton me futbollin dhe në këtë sens premio nuk përbën diçka të jashtëzakonshme, pasi nuk është hera e parë që jep shpërblim. Aktualisht nuk ka diçka konkrete, por as futbollistët nuk e kanë mendjen te premio, por te rezultati pozitiv nesër (sot). Duke fituar ndaj Tiranës, jam i bindur se të tjerat vijnë mbrapa. Presidenti ka qenë bashkë me ekipin gjatë gjithë kësaj periudhe.

Duke qenë se keni kaluar një pjesë të mirë të karrierës si futbollist te Tirana, keni emocione që ktheheni si trajner kundër tyre?

Realisht, unë kam kaluar me ta një pjesë të mirë të karrierës sime, që kanë qenë vite shumë të mira, por unë jam një tip që i përmbaj emocionet, pasi jam profesionist. Tani jam trajner i Kukësit dhe dua t'i mund. Thjesht, do të isha shumë i kënaqur nëse fitonim.

Përgatiti: SKERDILAID SULOZEQI