e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjici, gati 20 milionë lekë premio për triumfin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjici, gati 20 milionë lekë premio për triumfin

Kukësi ka 1001 arsye për të fituar sot në "Selman Stërmasi".GjiciNdeshja kundër Tiranës ka një rëndësi të veçantë për Kukësin, pasi verilindorët kanë dy vite që nuk fitojnë në kryeqytet dhe për më tepër duan që të kthejnë reston e humbjes së fundit në "Zeqir Ymeri".

Jo vetëm kaq, pasi zona "Euro" e bën të domosdoshëm një trepikësh ndaj një rivali direkt. Me një fitore, skuadra e drejtuar nga Klodian Duro do ta shihte veten +7 ndaj bardhebluve. Dhe, për të gjitha këto, Safet Gjici ka vendosur në dispozicion një shumë të majmë parash, nëse skuadra ia del.

Gazeta zbulon shifrën, paçka se zyrtarisht në klub po mbahet sekret. Pritet që presidenti të vizitojë pak para se të nisë ndeshja lojtarët dhe t'u akordojë 20 milionë lekë (të vjetër) në rast se skuadra fiton.