e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ançeloti këshillon Zidanin: Ronaldo sdo të luajë sulmues

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ançeloti këshillon Zidanin: Ronaldo sdo të luajë sulmues

Një javë pasi dha re cetën për të ndalur Lionel Mesin, Karlo Ançeloti këtë herë ka folur për Kristiano Ronaldon.

Football - Bayern Munich v Real Madrid - UEFA Champions League Semi Final Second Leg - Allianz Arena, Munich, Germany - 29/4/14 Real Madrid's Cristiano Ronaldo celebrates scoring their fourth goal with coach Carlo Ancelotti (R) Mandatory Credit: Action Images / Matthew Childs Livepic EDITORIAL USE ONLY.Trajneri italian ka pasur fatin të punojë me yllin portugez, por edhe ky i fundit ka qenë gjithmonë i lumtur që është stërvitur nga një profesor si Ançeloti. Ish-trajneri i Realit vlerëson maksimalisht Ronaldon dhe këshillon Zidanin për t'i lënë më shumë hapë- sirë në fushën e lojës.

Ançeloti e ka vlerësuar gjithmonë Ronaldon, por edhe ky i fundit e ka konsideruar si një ndër teknikët më të mirë me të cilët ka punuar. Portugezi ka një marrëdhënie miqësore me italianin dhe ka treguar gjithmonë respekt.

Vlerësimi

"Është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai është më i miri në rolin e tij. Nuk kam stërvitur kurrë një lojtar më të mirë se ai. Atij nuk i pëlqen shumë të luajë si sulmues i parë. Nuk ma ka thënë asnjëherë diçka të tillë, por e kam kuptuar vetë.

Ronaldo bën gjithmonë detyrën në fushën e lojës edhe kur luan si sulmues i deklaruar, por e shoh që nuk përshtatet shumë. Mbrojtësit nuk i lënë hapë- sira duke ia mbyllur të gjitha mundësitë për të shpërthyer.

Ai ka nevojë për shumë hapësirë për të shpërthyer dhe për të vënë në vështirë- si kundërshtarët. Duhet të lëvizë shumë sepse në këtë mënyrë është akoma më i rrezikshëm", ka thënë Ançeloti. Italiani kujton disa nga momentet e bukura që ka kaluar në drejtimin e Realit.

"Në atë kohë luanim me skemën 4-3-3, me Kristianon që luante në të majtë dhe Bejlin në të djathtë. Kur njëri kishte topin, tjetri duhet të nisej shumë shpejt për të zënë në befasi mbrojtjet kundërshtare. E kemi aplikuar gjithmonë një skemë të tillë sepse është mëkat të mos shfrytëzosh shpejtësinë marramendëse që kanë dy futbollistët", tregon trajneri i ardhshëm i Bajernit të Mynihut.

Ançeloti i ka dhënë një sinjal të qartë Zidanit, i cili gjatë kohës që mungonte Benzema e ka aktivizuar Ronaldon si sulmues. Zizu duhet ta dëgjojë mësuesin e tij. Ançeloti e kishte ndihmësin e tij francezin, në kohën kur drejtonte Realin dhe arriti të fitonte "La Decima"-n.

Me rikthimin e Benzemasë në skuadër, Ronaldo do të spostohet në të majtë dhe tani është koha që ta shohim të shpërthejë.