'Zhytesi i vitit', fiton Robben
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arjen Robben ka arritur të fitojë një çmim personal këtë vit, megjithëse nuk është ai që dëshironte. Një faqe në internet ka shpallur kandidaturat për “Fallon d’Floor”, ose zhytësin më të mrië të vitit, pra lojtarin që simulon më mirë.
“Gjatë vlerësimit duhet konsideruar edhe fakti se sa ka ndikuar kjo zhytje në fatin e ndeshjes, përveç teatralitetit të zhytjes”, thuhej në përshkrimin e votimit. Ka qenë pikërisht simulimi i Arjen Robben në Botëror kundër Meksikës ai që ka triumfuar këtë çmim special. Hollanda mundi Meksikën 2 me 1 pikërisht me penalltinë e fituar nga Robben në fund të ndeshjes që u shndërrua në gol nga Huntelaar. Në vend të dytë ishte zhytja e futbollistit brazilian Fred kundër Kroacisë dhe në vend të tretë ajo e Ronaldos kundër Selta Vigos.