Di Maria mund Messin per 'Futbollisti i vitit'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zhgënjimet nuk kanë të sosur për Lionel Messin. Megjithëse është në një duel të fortë më Ronaldon për trofetë prestigjiozë ai po humbet terren dhe është mundur edhe nga patrioti i tij Angel di Maria. Di Maria është shpallur futbollisti më i mirë argjentinas për vitin 2014 duke lënë prapa Messin në një votim të kryer nga gazetarët sportivë. Di Maria u vlerësua për faktin se ishte vendimtar në fitimin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin ndërkohë që Barcelona u mund nga Atletiko Madrid dhe Messi ishte plotësisht në hije.