e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Skenderbeu na ka rrembyer lojtarin'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Skenderbeu na ka rrembyer lojtarin'

Përplasje e ashpër mes klubeve të futbollit Kukësi dhe Skëndërbeut. Denoncimi i bërë nga Klubi i Kukësit ndaj futbollistit Peter Olaynka, ka bërë që ai të shoqërohet në ambientet e Policisë së Tiranës. Burime nga uniforma blu kanë bërë të ditur se ka qenë presidenti i skuadrë së Kukësit, Safet Gjici që ka bërë denoncimin duke thënë se “Skëndërbeu ka rrëmbyer një futbollist tonin”. Olaynka do të merret në pyetje në lidhje me kalimin e tij te Skëndërbeu. Presidenti i futboll Kukësit ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim prej disa muajsh në Policinë e Tiranës për largimin e futbollistit nigerian.