e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zhgenjimi i fundit per Shqiperine, perfundon 0-0 perballja me Qipron

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zhgenjimi i fundit per Shqiperine, perfundon 0-0 perballja me Qipron

Përfundon me barazim, pa asnjë gol, ndeshja e kombëtares sonë të futbollit me atë të Qipros, ndeshje e zhvilluar këtë të martë në stadiumin “GPS” të Nikosia.  Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë më të mirë dhe disa herë iu afrua golit, por vendasit rezistuan dhe përmirësuan lojën e tyre gradualisht, duke na vendosur disa herë në vështirësi në pjesën e dytë. Gjatë 45 minutave të para, ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, me Salihin që humbi dy raste shumë të mira brenda tetë minutave të para dhe Ramën e Hykën që iu afruan disa herë golit në goditjet nga jashtë zone.

Qipro rrezikoi një herë të vetme, në minutën e 34’, në një goditje standarte nga larg. Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kontrollonte më shumë topin, por krosimet nga krahët prej Lilës dhe Agollit ishin vazhdimisht të pasakta, ndërsa Salihi nga pranë dhe Rama me një goditje nga larg iu afruan më shumë golit. Me këtë barazim, Shqipëria përfundon këtë grup me 11 pikë, duke lënë pas vetëm Qipron.