e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rrugetimi i Shqiperise mbyllet me barazim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrugetimi i Shqiperise mbyllet me barazim

Kombëtarja shqiptare e ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014. Përfaqësuesja e Shqipërisë luajti pa gola si mysafir i Qipros në GSP Stadium në Nicosia.

Kuqezinjtë e dominuan pjesën e parë duke krijuar shumë raste për të shënuar, mirëpo nuk ishin të saktë përpara portës.

Dy shanse shumë të mira i pati Salihi në minutat e para, ndërsa Rama rrezikonte me goditjet nga distanca. Sa u përket vendasve, ata ishin të zbehtë në fazën ofensive.

Mysafirët vazhduan të ishin të rrezikshëm edhe në fraksionin e dytë, në përpjekje për të ndërtuar ndonjë aksion, mirëpo nuk ishin efektivë në momentin final.

Shqipëria e përfundon fazën kualifikuese në pozitën e parafundit (të pestë) në Grupin E me 11 pikë të grumbulluara nga tri fitore, dy barazime dhe pesë humbje.

Nga ky grup, Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen në ‘KB 2014’.

AP - Rrugëtimi i Shqipërisë mbyllet me barazim