e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brazili i shpall 'lufte' Spanjes per Diego Kostan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brazili i shpall 'lufte' Spanjes per Diego Kostan

Sulmuesi Diego Kosta është kthyer në një mollë sherri të vërtetë mes Brazilit dhe Spanjës. Pas planeve për grumbullimin e tij nga ana e Spanjës, Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar, duke kërkuar nga Spanja që të mos e grumbullojë futbollistin brazilian, që ka edhe nënshtetësi spanjolle.

Brazili pretendon se Spanja nuk ka të drejta ta grumbullojë Kostan dhe bën të ditur se ai do të ftohet nga trajneri Luis Felipe Skolari, në dy ndeshjet miqësore që Brazili parashikon të zhvillojë në nëntor. Federata Braziliane pohon se Kosta do të ftohet të marrë pjesë në Botëror. Por, nga ana tjetër Spanja nuk tërhiqet, duke u inkurajuar edhe nga fakti se Diego Kosta ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur pikërisht për Spanjën. Por, Brazili ka paralajmëruar se, nëse Spanja e grumbullon Kostan, çështja do të shkojë në FIFA.