e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Zhbllokohet' Salihi, largon kritikat nga vetja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Zhbllokohet' Salihi, largon kritikat nga vetja
Hamdi Salihi ka gjetur më në fund golin e tij të parë në ndeshje zyrtare në Amerikë. Sulmuesi shkodran ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër San Jose, por goli i tij më shumë ka pasur vlerë personale, pasi DC United është mundur 5-3. Salihi është kritikuar shumë kohët e fundit dhe madje disa ditë para ndeshjes, në mediat amerikane ai është quajtur edhe si një nga dështimet e afatit kalimtar të dimrit, pasi po merr një nga rrogat më të larta në ekip dhe akoma nuk kishte gjetur rrjetën. Megjithatë shkodrani ka arritur të shënojë. Mbase ky gol do ta çlirojë atë dhe të tjerë mund të vijnë së shpejti.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është futur në fushë nga stoli, kur vendasit kishin shënuar golin e tyre të pestë për ta thelluar rezultatin në 5-2. Salihi u fut në minutën e 76-e dhe pas 10 minutash arrin të shënojë një gol të bukur. Ai arrin i pari të një pasim i gjatë dhe nga disa metra kalon topin mbi portierin kundërshtar. Nuk ka pasur me gola dhe ndeshja është mbyllur me rezultatin 5-2 për San Jose.

DC United ka tani 15 pikë dhe renditet në vend të dytë në Konferencën Lindore, por ka dy ndeshje më shumë se rivalët. Salihi deri tani ka luajtur në shtatë ndeshje dhe ka qenë titullar në pesë prej tyre. Megjithatë ai ka luajtur pak në katër ndeshjet e fundit.  “Ishte diçka e madhe”, - tha trajneri i DC Junajtid, Ben Olsen, i cili veçoi mënyrën sesi Salihi realizoi golin. Më tej vazhdoi: “Ai ishte një plus i madh sot. Ai punoi mirë dhe shënoi një gol klasi të bukur. Është kjo që ai di të bëjë”. Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares tonë kuqezi vlerësoi mënyrën se si u arrit te goli, duke mos e fshehur kënaqësinë që më në fund arrin të zhbllokohet dhe të dalë në temperamentin e tij. “Si një sulmues ju duhet të shënoni gjithmonë”, - tha Salihi, i cili me zgjuarsinë bëri të pavlefshme mbrojtësin Ike Opara dhe portierin Jon Bush në minutën e 88-të. Sulmuesi më tej thotë se: “Kur ju nuk shënoni atëherë presioni është mbi ju. Kjo është normale”.

Salihi vuajti nga fillim i varfër, duke mos realizuar në 6 ndeshjet e para të tij, duke u shndërruar në një problem, pavarësisht se sulmuesi 28-vjeçar ka një marrëdhënie të gjatë dhe të përhershme me golin, si në kampionatet shtëpiake –Shqipëri dhe Austri – por dhe në ndeshjet ndërkombëtare. “Unë kam më shumë se dhjetë vjet si lojtar dhe nuk është hera e parë që unë kam pasur një situatë të tillë kur nuk shënoj në 5 apo 6 ndeshje.

Kam qenë i mërzitur, por tani e di se mund të shënoj dhe kam besim te vetja ime. Kjo është një gjë e mirë edhe për mua”, - tha Salihi, i cili theksoi se ai nuk aspak problem nesh dikush tjetër shënon. Por euforia nuk është mbyllur me kaq. Madje duket sikur për Salihin kanë bërë tifo të gjithë. Edhe pse skuadra ka humbur ata vlerësojnë faktin se shkodrani më në fund gjeti rrugën e rrjetës dhe kjo për ta është një shenjë e mirë.  “Është kënaqësi të shohësh atë (Salihin), të shënojë”, - tha mbrojtësi Daniel Ulard.

“Ndoshta ky gol do të më ndihmojë nga ana mendore”, - shton Salihi. “Për të qenë pak më i fuqishëm dhe besoj më shumë te vetja ime”, përfundoi ai. Duhet thënë se Salihi9 po kalonte një moment të vështirë në Amerikë, ku mediat amerikane e cilësonin madje edhe si dështimin më të madh në merkaton e dimrit, duke ditur dhe faktin se është një nga lojtarët më të paguar në ligën e parë amerikane të futbollit (MLS).