UEFA shmang Duken dhe FSHF, marreveshje me Prokurorine per hetimin e trukimeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA nuk ia ka falur Federatës Shqiptare të futbollit indiferentizmin e tepruar dhe rolin e gangsterit në çdo gjë e për çdo gjë. Pasi kishte sjellë disa raporte paralajmëruese për trukimet e ndeshjeve në kampionatin shqiptar të futbollit, më në fund UEFA duket se është bindur se korrespondenca me FSHF-në është e kotë dhe është futur vetë në lojë duke bashkëpunuar me prokurorinë shqiptare.
Kështu, një përfaqësues i lartë i UEFA-s, Pier Kornu, ka takuar dje zyrtarët e lartë të Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka kërkuar hetimin e ndeshjeve. Në interes të palëve kanë qenë dhe mundësitë e trajnimit të oficerëve për të hetuar ndeshjet e manipuluara dhe mënyrën e parandalimit të këtyre fenomeneve të dobëta e të ulëta në kampionatin shqiptar të futbollit. Janë më shumë se tre dosje voluminoze që kanë mbërritur muajt e fundit në zyrat e Federatës Shqiptare të futbollit, por për të cilat FSHF as e ka vënë ujin në zjarr, duke shpërndarë tymnajë dhe duke mos ndërmarrë asnjë veprim konkret për hetimin e ngjarjeve të dyshuara, pra hetimin e trukimeve në kampionat.
Madje UEFA ishte më se e qartë në paralajmërimet e saj, pasi jepte emrat e skuadrave, ndeshjet e trukuara e në ndonjë rast dhe lojtarët e përmendur si të përfshirë në këto skandale, por sërish FSHF u mbrojt se akuzat ishin hipotetike dhe se nuk kishte asnjë argument ligjor apo një fakt të vërtetë ku mund të bazohej paralajmërimi më se serioz i UEFA-s. Për të shpërndarë tymnajë FSHF krijoi Komisionin e Etikës për të hetuar rastet, por nga kushdo dihej që ky komision do të dështonte pa nisur punë akoma, pasi nuk ka tagër ligjor për të hulumtuar dhe nxjerrë të vërtetën nga ky fenomen mjaft i përhapur. Por UEFA nuk ka qëndruar duarkryq.
Ajo e di kush janë institucionet e specializuara që mund të zbulojnë dhe provojnë trukimet, që ajo vetë i sheh si kërcënim për futbollin. Pra ky institucion është Prokuroria dhe përfaqësuesi i UEFA-s dje në Prokurorinë tonë të Përgjithshme ishte enkas për këtë qëllim, për të nxitur organin tonë të akuzës të nisë hetimet mbi manipulimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar. Në njoftimin e prokurorisë mbahet parasysh fakti zyrtar i takimit dhe mundësitë e bashkëpunimit, por nuk jepen të dhëna në detaje mbi temat e diskutimit apo për rastet konkrete ku duhet të nisë hetimi.
“Sot, më 03.05.2012, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u zhvillua një takim pune me përfaqësuesin e UEFA-s, Z. Pierre Cornu, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Z. Eduard Prodani. Përfaqësuesi i UEFA u prit nga Z. Sokol Stojani, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Z. Shkëlqim Hajdari, drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve dhe Z. Pandi Madhi, Sekretar i Përgjithshëm në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë takim, i cili ishte me kërkesë të përfaqësuesve të UEFA-s, u diskutua rreth shqetësimeve dhe dyshimeve për mundësitë e trukimit të ndeshjeve si dhe vendosja e kontakteve të bashkëpunimit në këtë drejtim.
Përfaqësuesi i UEFA-s, Kornu informoi se UEFA ka vendosur një sistem për deduktimin e të dhënave nga vende të ndryshme mbi rezultatet e ndeshjeve, çka përbën një indicie mbi të cilën mund të hetohet mbi mundësitë e ndeshjeve me rezultat të fiksuar. Ndaj në këtë kuadër, përfaqësuesi i UEFA-s, kërkoi mbështetjen e Prokurorisë Shqiptare si dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore për ta vlerësuar seriozisht këtë shqetësim. Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë Shqiptare, u theksua se nga ana e institucionit të akuzës do të ketë mbështetje të plotë dhe bashkëpunim për të luftuar këtë fenomen negativ.
Në këtë aspekt, u pa me interes përdorimi i të dhënave të deduktimit që përdor UEFA për trukimin e ndeshjeve, të cilat mund të shfrytëzohen për hetim. Njëkohësisht, gjatë takimit u vlerësua edhe që të shihet mundësia për profilizimin e oficerëve të veçantë të policisë gjyqësore nëpërmjet trajnimeve dhe edukimit për parandalimin e ndeshjeve të trukuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme