KOKSH kerkon 33 milione leke, ministria hesht
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur na ndajnë 84 ditë nga starti i “Londër 2012″, Komiteti Olimpik pretendon se MTKRS-ja nuk i është përgjigjur ende kërkesës së saj për ta mbështetur me 33 milionë lekë të vjetër, kjo një shifër modeste. E konfirmoi kryetari i Komisionit Teknik, njëkohësisht shefi i Misionit të Delegacionit Olimpik Shqiptar në Lojërat Olimpike, Viron Bezhani. Në konferencën për shtyp, gjatë së cilës raportoi rreth pjesëmarrjes në seminarin e 33- të të shefave të Misionit të Komiteteve Olimpike Evropiane, ku në fokus ishin pa dyshim Lojërat Olimpike “Londër 2012″, si dhe promovimi i talenteve të reja dhe Lojërat Olimpike Rinore, Bezhani shprehu indirekt keqardhjen për përkrahjen minimale të shtetit, ndryshe nga homologët. Gjithashtu, ai u ndal shkurtimisht te përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Londër 2012″.
“Prej kohësh Komiteti Olimpik i ka çuar një kërkesë Ministrisë së Sporteve për ta mbështetur financiarisht me 33 milionë lekë në kuadër të përgatitjeve të lojërave, por ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare. Koha nuk premton, pasi lojërat janë në prag. Sa u përket sportistëve të kualifikuar deri tani, zyrtarisht iu konfirmojmë 5 shtangistë, 2 atletë, 1 xhudiste, 2 notarë dhe 1 qitës. Jemi në pritje edhe të 2 mundësve, Sahit Prizrenit dhe Fatjon Baros, të cilët do të tentojnë në Finlandë më 4-6 maj. Kandidat është edhe Egzon Shala, por të presim, pasi ky sport është i paparashikueshëm. Rreth grumbullimit të mundshëm, kemi planifikuar që, fazën përgatitore finale, veç atyre të deritanishme të realizuara nga federatat respektive, ta zhvillojmë në Londër”, – theksoi Bezhani.