Zeka: Nuk luajtëm keq, mund të merrnim diçka më shumë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Eugent Zeka është shfaqur i mërzitur pas humbjes së pësuar në Tiranë nga vendasit. Trajneri i Laçit në një prononcim për Super Sport tha nuk e kritikoi skuadrën e tij për rezultatin negativ por theksoi që mund të merrnin diçka më shumë.
"Nuk mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje të keqe, pasi tentuam dhe mund të merrnim diçka më shumë. Terreni ishte i rënduar dhe patëm vështërsi, por kjo nuk e justifikon pasi futbolli luhet edhe me shi dhe jo vetëm në mot të mirë".
Për lojtarët
"Ne mundohemi të bëjmë më të mirën me ato lojtarë që kemi. Mitraj dhe Malindi sot kanë dhënë maksimumin e tyre. Jemi të detyruar të punojmë dhe të shtrëngohemi për të dhënë më të mirën si skuadër".