e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Incidentet në Flamurtari-Partizani/ Curri, karton të kuq nga stoli (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Incidentet në Flamurtari-Partizani/ Curri, karton të kuq nga stoli (VIDEO)

Flamurtari dhe Partizani ndanë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për Javën e 29-të të Kategorisë Superiore (1-1).

Untitled-20Në këtë takim nuk munguan edhe incidentet jashtë fushës. Katër minuta pasi kishte mbaruar koha e rregullt, Curri u ndëshkua me kartonin e kuq në kohën kur ishte në stol.

Ky ndëshkim pritet të rëndojë për ekipin e Flamurtarit, i cili ndeshjen e ardhshme do të luajë në Laç.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i vërtet i nxjerrjes me karton të kuq të Currit, ndërsa mendohet të kenë qenë fjalët që ai i ka drejtuar gjyqtarit kryesor, Kridens Meta.

Pas ndëshkimit me karton të kuq, qendërmbrojtësi u pa shumë i revoltuar me zyrtarët e ndeshjes.