Totenhemi si ndahet Lestërit, por Ranieri shkon në +7 (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lestër Siti vijon udhëheqë kreun e Premier Ligës angleze edhe pas Javës së 33-të. Fitorja 0-2 që djemtë e Ranierit morën këtë të diel ndaj Sunderland-it, i ngjit ata në kuotën e 72 pikëve. Pas ndeshjes ndaj Sunderland, trajneri Klaudio Ranieri nuk i mbajti dot lotët e gëzimit dhe përgëzoi lojtarët e tij për fitoren.
Një rezultat pozitiv mori edhe ndjekësi më i afërt në luftën për titull, Totenhemi. Këta të fundit shkatërruan 3-0 Mançester Junajtid, duke shkuar në kuotën e 65 pikëve. Lufta për titull mbetet ende e hapur në Angli.
Pas ndeshjeve të luajtura këtë të diel, ekipet që luftojnë për fitimin e trofeut duket se janë reduktuar në dy, pasi barazimi 3-3 mes West Ham United dhe Arsenalit të shtunën, shuan shpresat për këtë të fundit për të qenë kryesues.
REZULTATET:
