Zbardhen prapaskenat e negociatave të Shqipërisë në Serbi për FIFA-n
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pak ditë para zgjedhjeve në FIFA, "Eurosport" hedh dritë mbi prapaskenat që po zhvillohen mes federatave të futbollit në mbështetjen e kandidatëve.
Të premten më 26 shkurt, në Zyrih do të vendoset për kreun e 'qeverisë së re të futbollit botëror'. Emrat më të favorizuar janë: Avokati zvicerian Gianni Infantino, sheiku i Bahrein Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa dhe princi i Jordanisë, Ali Bin Hussein.
Pas skandalit të korrupsionit që u zbulua disa muaj më parë pranë FIFA-s, Blater u pezullua bashkë me disa zyrtar të tjerë të lartë të organizatës.
Sipas "Eurosport", kandidatët kanë filluar fushatën e tyre duke lobuar pranë organizatave të futbollit.
"Mes pesë kandidatëve që garojnë për kreun e FIFA-s, Gianni Infantino është më i njohur për europianët. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s deri më tani i ka bazuar politikat e tij në kontaktet direkte me federatat, duke marrë deri më tani mbështetjen e 48 prej tyre",-shkruan "Eurosport".
Ndërsa zbulon edhe takimin e zhvilluar në Serbi të hënën e kaluar, në të cilën kanë marrë pjesë edhe drejtues nga Shqipëria.
"Por ka më tepër. Të hënën e kaluar, një publikim i shfaqur në sajtin e Federatës Serbe të Futbollit dhe pas një mbledhjeje të mbajtur në Beograd me 13 federatat pjesëmarrëse, edhe Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Qipro, Maqedonia dhe Turqia, do t'i ofrojnë Infantinos mbështetjen e tyre",-shkruan "Eurosport".
