Berluskoni zbulon Pirlon e ri te Milani: E dua skuadrën me italianë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat italiane kanë zbuluar disa detaje nga intervista që numri një i Milanit pritet të japë sonte në mbrëmje për "Canale 5". Berluskoni ka folur gjatë për drejtimin e Milanti dhe prurjet e reja që do t'i bashkohen skuadrës kuqezi.
"Dua ta shoh Milanin të gjithin italian. Me mbrojtjen dhe mesfushën jemi në rregull, mungojnë vetëm sulmuesit italianë. Kemi synuar edhe te të rinjtë. Tani janë 6 me Lokatelin. Është një futbollist i shkëlqyer në mesfushë, më kujton Pirlon",-ka thënë ai.
Duke komentuar ish-sulmuesin ukrainas, Shevçenkon, si dhe kampionatin e fituar në vitin '99, Berluskoni ka thënë: "E si mund të mos dashurohesh me atë... ka interpretuar futbollin në mënyrë artistike".