e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hysaj, mbrojtësi më i mirë i Serisë A, mund të bëhet edhe i Europës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hysaj, mbrojtësi më i mirë i Serisë A, mund të bëhet edhe i Europës

Mediat italiane ngrenë sërish pikëpyetje për kontratën e Elseid Hysajt në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares që aktivizohet te skuadra e Napolit shpesh herë është përmendur në shtypin italian për paraqitjet pozitive të skuadra e kaltër.

hysaj-napoli-novembre-2015-ifaNë një intervistë të dhënë për "Radio Kiss Kiss Napoli", agjenti i Hysajt ka folur për kontratën me klubin e De Laurentis-it.

"Kemi një raport të mirë me Napolin, nuk kemi nxitim për të folur për rinovimin e kontratës së Hysajt. Elseidi u mor për 5.5 milionë euro dhe tani mendoj se vlen të paktën katër herë më shumë. Mund të rritet ende shumë me skuadrën, është mbrojtësi më i mirë i Serisë A dhe mund të bëhet ndër më të mirët në Europë. Sigurisht që, kur një lojtar bën paraqitje të shkëlqyera, për një njeri inteligjent si De Laurentis, nuk ka nevojë për të thirrur shoqërinë, do të jenë ata që do më njoftojnë",-ka thënë Mario Guifredi.

Deklarata e agjentit të Hysajt vjen një ditë pas paraqitjes që mbrojtësi bëri me skuadrën e Napolit në Spanjë ndaj Vijarealit (Vijareal-Napoli 1-0).