VIDEO/ Kikbokseri Kristian Prenga mund me nokdaun grekun Vasilis Karagianidis
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kikbokseri shqiptar Kristian Prenga fitoi ndaj grekut Vasilis Karagianidis, duke u shpallur kampion i Europës për peshën 100 kilogram.
Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" tregoi një përgatitje të lartë për sportistin shqiptar, i cili mundi me nokdaun rivalin e tij në raundin e fundit.
Kristian Prenga arriti të fitojë gjerdanin e artë europian në këtë disiplinë pas një ndeshje të jashtëzakonshme.
Në raundin e fundit, Prenga provoi të hidhte në tapet kundërshtarin e tij me disa goditje të njëpasnjëshme por kickboxeri grek rezistoi përpara se 33 sekonda nga fundi të rrëzohej më në fund pas një goditje me këmbën e djathtë te Kristianit.
