Ylli i ri i Shqiperise U-17 nuk di ende shqip…
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka shqiptarë që snobojnë Shqipërinë, por ka edhe nga ata që bëjnë sakrifica për ta mbërritur këtë fanellë. Në stërvitjet që Kombëtarja U-17 është duke kryer këto ditë në Kavajë, përgatitje për raund elite të kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, ka rënë në sy Berat Beqiri me origjinë Tetova në Maqedoni, por lindur e rritur në Danimarkë. Sezonin e kaluar me skuadrën U-17 të B.93 Kopenhagenit ishte golashënuesi më i mirë me 12 gola. Lojtari i datëlindjes qershor 1996 ka marrë ftesë nga trajneri Xhemal Mustedanagiç për të luajtur në kualifikueset e Elite Round që do të zhvillohen në fundin e këtij muaji në Hollandë.
Pikërisht duke pikasur aftësitë e sulmuesit, stafi teknik i skuadrës dhe vetë trajneri, Xhemal Mustedanagic ka kërkuar në FSHF përshpejtimin e proçedurave të paisjes me pasaportë shqiptare të këtij djaloshi, proces që pritet të përfundojë pa u mbyllur kjo javë. Një e vecantë tjetër është se sulmuesi është kërkuar nga Kombëtarja U-17 e Turqisë, por ai nuk ka pranuar ta ndërrojë ngjyrën e flamuarit kuq e zi.
Sipas babait të tij, Berati po ndjek me përparësi mësimin e gjuhës shqipe me një program intensiv që i merr çdo ditë nëpërmjet CD-ve dhe ka ecur madje mirë edhe në këtë proces, natyrisht krahas përkushtimit e pasionit të madh që tregon për karierën e re dhe afirmimin e tij si futbollist. Pikërisht për këtë arsye traineri që e drejton talentin Berat Beqiri te B.93 Kopenhagen Bjorg Rasmusen ka vendosur të jetë tifozi i tij personal në ndeshjet që Kombëtarja U-17 e Shqipërisë do të ketë në fundin e këtij muaji në Hollandë. Në të dyja grumbullimet e fundit si të një muaji mmë parë ashtu edhe në të tanishmin, paraqitja e Berat Beqit ka qenë mjaft inkurajuese. Kombëtarja U-17 e Shqipërisë duket se po fiton një tjetër talent të rëndësishëm të saj.