e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajern Mynih ne bisedime me Altin Lalen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajern Mynih ne bisedime me Altin Lalen
Veterani mesfushor shqiptar i Hanoverit, Altin Lala, aktualisht 36 vjeç thuhet se është aktualisht në bisedime me skuadrën e Bajernit të Mynihut për një transferim të mundshëm në fund të këtij sezoni kur pritet të mbetet i lirë, njoftoi gazeta gjermane Bild. Futbollisti shqiptar pret fundin e kontratës me skuadrën aktuale këtë verë ndërkohë që Bajerni dëshiron ta marrë për ta përdorur në skuadrën e vet rezervë.  Kur gazetarët e pyetën futbollistin mbi bisedimet, Lala u përgjigj shkurt “ky është një lajm interesant.” Bild pretendon se marrëveshja është propozuar nga tekniku Michael Tarnat, i cili ka luajtur bashkë me Lalën për pesë vite me Hanoverin. Lala, i cili është edhe futbollist i rëndësishëm i kombëtares shqiptare, ka luajtur me Hanoverin që nga viti 1998.