e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Eric Abidal do i nenshtrohet transplantit te melcise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Eric Abidal do i nenshtrohet transplantit te melcise
Eric Abidal do t’i nenshtrohet transplantit te melçise ne javet e ardhshme. Lajmin e ka bere te ditur FC Barcelona nepermjet nje komunikate te publikuar ne faqen zyrtare te klubit. Mbrojtesi francez u diagnostikua me nje tumor ne melçi rreth nje vit me pare. Lojtari u operua dhe u rikthye te luaje futboll 47 dite pas nderhyrjes kirurgjikale.

“Transplanti që do i nënshtrohet futbollisti ishte një mundësi e parashikuar edhe një vit më parë në fillim të trajtimit”, shpjegon klubi katalanas në komunikatë. Vetë Abidal, nëpërmjet klubit, ka shprehur dëshirën që të respektohet privatësia e tij. Francezi në muajin janar ka zgjatur kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës deri në 30 qershor të vitit 2013 me opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2015 nëpërmjet rinovimeve automatike 1-vjeçare.