Yaya Toure: Na eliminoi gjyqtari, por askush nuk flet pasi jemi afrikane
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori Yaya Toure shprehet i zhgënjyer për eliminim e Bregut të Fildishtë nga botërori i Brazilit. Sipas tij, shkaku kryesor ishte gjyqtari, por askush nuk flet, pasi sipas Toure, Bregu i Fildishtë është një skuadër Afrikane. “Askush nuk do t’ia dijë për Bregun e Fildishtë, jemi Afrikanë. Ne ishim të kualifikuar, por gjyqtari në sekondat e fundit të lojës dha një penallti, që nuk ishte e tillë, në favor të Greqisë, çka solli dhe skualifikimin tonë. Samaras nuk e pengua nga askush, por gjyqtari dha penalltinë. Askush nuk flet, e askush nuk thotë asgjë që gjyqtari nuk dha dy penallti në favorin tonë, kjo pasi Bregu i Fildishtë është skuadër Afrikane dhe askush nuk do t’ia dijë, nga afrikanët nuk fitojnë asgjë”, theksoi mesfushori i City-t për francezët e “Franc Football”. Bregu i Fildishtë u eliminua pas humbjes 2-1 ndaj Greqisë. Golin e fitores për grekët e shënoi Samaras në 93’ përmes një penalltie të fituar nga vetë ai.