Kupa e Botes, futbolli mund pornon ne internet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Youporn apo Pornhub, dy prej faqeve më të klikuara në botë, kanë pësuar rënie nga 60-70 për qind gjatë ndeshjeve të botërorit në vendet që kanë ekipe në Brazil. Revista gjermane ‘Spiegel’ ka studiuar sjelljen e shikuesve të pornos në internet në vendet që kanë pjesëmarrje në botërorë dhe raporton se futbolli është më i ndjekur se porno. Humbësit u kthehen menjëherë faqeve porno për të shfryrë stresin, fituesit i harrojnë duke festuar në rrugë dhe trafiku në faqet xxx bie për disa orë, ndërsa barazimet i lënë njerëzit indiferentë. Këto janë vetëm pak prej disa mënyrave të reagimit të komunitetit dhjetëra milionësh të frekuentuesve të faqeve pornografike gjatë botërorit.
Vetëm italianët bënë të kundërtën ata u shtuan të vizitonin faqet porno menjëherë pas fitores me Anglinë. Në Gjermani, e dyta në botë për frekuentimin e faqeve pornografike, pas SHBA-së, ndjekësit e tyre i kanë braktisur 60 për qind faqet pas rënies së bilbilit për fillimin e ndeshjes mes gjermanëve dhe portugezëve dhe 50 për qind gjatë ndeshjes me Ganën. Në dy vendet rivale me Gjermaninë në këto ndeshje masa e rënies së trafikut në faqet porno ishte 45 dhe 40 për qind. Të dhënat janë përpunuar nga MindGeek që menaxhon disa prej këtyre faqeve me kërkesë të SPIEGEL ONLINE.
Të dhënat jo vetëm sugjerojnë se gjatë ndeshjeve bie trafiku në faqet porno për hir të futbollit, por edhe fakte interesante. Për shembull në Gjermani, trafiku në faqet porno u normalizua vetëm disa orë pas fitores 4 me 0 kundër Portugalisë, ndërkohë nga ana tjetër portugezët iu kthyen pornos 60 minuta pas humbjes. Barazimi me Ganën po ashtu ka prodhuar një kthim më të shpejtë te pornoja në Gjermani në ndryshim nga fitoret. E sigurt është ama që gjatë minutave të ndeshjes shumë pak shohin faqet pornografike. Ajo që është vënë re është se ka një diferencë në këtë rast edhe mes fituesve dhe humbësve. Gjatë ndeshjes së hapjes Brazil -Kroaci, në Gjermani shikimi i pornos ra deri në 50 për qind, në Kroaci 70 për qind dhe në Brazil me 60 për qind. Një orë pas përfundimit të ndeshjes shikuesit kroatë u kthyen në normat normale, por në Brazil u deshën 4 orë që frekuentuesit të ktheheshin. Spanjollët e pushtuan duke shkaktuar trafik në Youporn menjëherë pas humbjes 5 me 1 ndaj Holandës. Holandezët festuan disa orë para se të riktheheshin në faqet e qejfit.
Vetëm ndjekësit e Italisë janë sjellë ndryshe duke dalë nga rreshti: Menjëherë pas fitores 2 me 1 kundër Anglisë 80 për qind italianë iu kthyen Youporn. Kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak se ndeshja u luajt vonë me oraret e Europës dhe ndoshta disa nga shikuesit kishin më shumë nevojë për t’u lehtësuar pas stresit të një fitoreje në limit. Industria e pornos në internet është një nga më të mëdhatë në botë dhe praktikisht zë pjesën më të madhe të frekuentuesve të internetit. Futbolli duket është i vetmi që ka mundur ta sfidojë industrinë duke i shkaktuar humbje jo të vogla gjatë orareve të ndeshjeve. Vetëm në Gjermani shikueshmëria e ndeshjeve ka arritur disa rekorde, edhe pse rekordi i vendosur më 2010-ën nuk është thyer ende. Kështu, gjysmëfinalja e 2010-ës mes Gjermanisë dhe Spanjës është parë nga 31.1 milionë gjermanë në tv.