e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lojtaret e Brazilit qajne shume, Scolari therret psikologen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtaret e Brazilit qajne shume, Scolari therret psikologen

Pas çdo ndeshjeje në Kupën e Botës, lojtarët e skuadrës braziliane janë treguar shumë emocionalë, duke shpërthyer në lot para kamerave dhe publikut. Ky moment është kthyer në një shqetësim edhe për trajnerin e skuadrës, Luiz Felipe Scolari i cili ka thirrur menjëherë psikologen e kombëtares braziliane. “Tashmë presioni është bërë i padurueshëm”. Kjo ka qenë deklarata e trajnerit mbi dobësinë e veçantë emocionale që shfaqin brazilianët në përfundim të çdo ndeshje. Për këtë arsye trajneri ka thirrur psikologen, Regina Brandao, bashkëpunëtore prej 30 vjetësh e kombëtares braziliane.