e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhoi Barton tallet me Neimar: Eshte Justin Bieber i futbollit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhoi Barton tallet me Neimar: Eshte Justin Bieber i futbollit
Vështirësia e treguar nga ylli brazilian Neimar, gjatë ndeshjeve me ekipet europiane, ka bërë që shpesh ai të kritikohet për këtë gjë, ndërsa shumë njerëz mendojnë se ai ende nuk është një futbollist i madh. Këtë gjë Neimar e tregoi edhe në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara nga Brazili ditët e fundit kundër Italisë dhe Rusisë, ku Neimar nuk la ndonjë shenjë të madhe.

Kjo ka bërë që mesfushori britanik, Xhoi Barton, i cili aktualisht luan për Olimpik Marsejë në Francë, të tallet publikisht me brazilianin. Ai e ka cilësuar atë si Justin Bieber të futbollit, që është yll në Youtube, por jo në fushën e gjelbër.

“Neimar është Xhastin Biber i futbollit. Shkëlqen në YouTube por vlen sa urina e maces në jetën reale”, shkruajti Barton në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që Barton polemizon mbi yllin brazilin, duke qenë se gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar pak kohë më parë mes Anglisë dhe Brazilit, ai e kishte cilësuar Neimar sit ë mbivlerësuar, ndërsa për ekipin e Brazilit ishte shprehur se, “edhe brazilianët qenkan po aq të dhjerë sa ne”.

Neimar e injoroi Barton pas ndeshjes me Anglinë, duke thënë vetëm “kush është ky Xhoi Barton?”.