e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha: Per Shqiperine, refuzova Suedine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha: Per Shqiperine, refuzova Suedine
Etrit Berisha, portieri i Kombetares Shqiptare, ka shkelqyer ne porte ne dy ndeshjet e fundit eliminatore “Brazil 2014” dhe ka fituar zemrat e tifozeve kuqezi, por fakti qe ai ka refuzuar nje skuader me te madhe Suedine, per te perfaqesuar ngjyrat e Shqiperise do ta shtoje edhe me teper popullaritetin e “gardianit” te talentuar. Berisha, i cili aktivizohet tek skuadra e Kalmar, nuk veproi ashtu si Zlatan Ibrahimovic, aktualisht ylli i futbollit suedez dhe atij boteror, qe nuk zgjodhi Bosnje-Hercegovinen, duke qene se kishte origjinen prej andej.

Berisha e ka nisur karrieren me ekipet e te rinjve ne Suedi dhe kerkohej nga Kombetarja Suedeze, por ai tregon se i ka refuzuar ato dhe ka qene per nje kohe te gjate ne pritje te ofertes kuqezi. – “Kisha nje deshire tjeter, qe kur nisa te luaja futboll, te perfaqesoja Kombetaren e Shqiperise,” – tregon Berisha. – “Isha ne pritje te fteses nga ana e Shqiperise, ndonese stafi i ekipeve kombetare suedeze me kishte kontaktuar dhe donte qe te behesha pjese e Suedise.” Portieri 24-vjecar ishte nder heronjte e fitores se fundit ne Oslo, ku me nderhyrjet e tij vendimtare ndikoi ne fitoren 1-0 te kuqezinjve ndaj Norvegjise. Por po aq vendimtar Berisha ishte edhe ndaj Sllovenise, ne Tirane, ne perballjet e 4-et eliminatore, ku fituam me te njejtin rezultat.

Debutimi fantastik i portierit kosovar, ka sherbyer si nje ogur i mire, pasi jane te pakte ata lojtare shijuar dy fitore radhazi ne dy ndeshje zyrtare. Megjithate, portieri thote se rruga eshte e gjate dhe atmosfera pozitive qe eshte krijuar duhet te vazhdoje. – “Pas Norvegjise, na pret nje ndeshje tjeter, ndaj Lituanise, ndaj duhet te fokusohemi tek ky takim dhe ta harrojme fitoren e kaluar. Ne te ardhmen na presin ndeshje edhe me te veshtira,” – shpjegon Berisha.. Forma e tij e mire detyroi trajnerin De Biazi, t’i besoje vendin e titullarit ne dy ndeshjet e fundit eliminatore, si dhe ne miqesoret me Kamerunin dhe Gjeorgjine. Porta jone mbrohej prej nje viti nga portieri tjeter kosovar, Sajmir Ujkani.  Koha Jone