e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xheli i Ronaldos 'molle sherri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xheli i Ronaldos 'molle sherri
Ndërsa Kristiano Ronaldo shkëlqen në Evropianin e Polonisë e Ukrainës, në rrjetet sociale ka shpërthyer një luftë verbale për xhelin e flokëve të tij. Protagonistet e këtij sherri online janë pikërisht dy prej modeleve më të bukura, Irina Shaik, e fejuara e yllit 27-vjecar dhe Bar Rafaeli.

Kjo e fundit nëpërmjet profilit të saj në rrjetin Twitter deklaroi se xheli i përdorur nga Ronaldo me ligj nuk duhet të lejohet të përdoret.

'E vetmja gjë që mendoj kur shikoj Ronaldon është se xheli që ai përdor për flokët duhet  të jetë i jashtëligjshëm", lexohet në mesazhin e modeles izraelite.

Përgjigjja e Irina Shaik ishte e menjëhershme. Edhe rusja përdori rrjetin Twitter për të ironizuar deklaratën e koleges së saj: 'Të qenit e urryer nuk është dicka e këndshme, mëso të dashurosh", - tha bukuroshja ruse.