e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Keta francezet nuk zene mend kurre. Riberi parandalon nje sherr me grushta ne dhomat e zhveshjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Keta francezet nuk zene mend kurre. Riberi parandalon nje sherr me grushta ne dhomat e zhveshjes
Këta francezët nuk dinë të përmirësohen. Njësoj si në Botërorin e vitit 2010, edhe kësaj here ka plasur sherri. Mësohet se ka qenë lojtari Franck Ribery që ka ndërhyrë që një sherr në dhomat e zhveshjes të mos përfundonte me dhunë fizike. Gjithçka ndodhi pas humbjes me Suedinë.

Mesfushori Florent Malouda tha se dukej sikur ishin zgjuar demonët e vjetër. Sherri duket se ka nisur mes trajnerit Laurent Blanc dhe mesfushorit Hatem Ben Arfa, i cili ishte bërë gati edhe për të ikur në shtëpi. Por sherr ka pasur edhe mes Diarra e Nasri. Pikërisht këtu ka ndërhyrë Ribery. Mësohet se Ben Arfa ka kërkuar falje dhe në një deklaratë thuhet se gjërat janë qetësuar, sidomos pas dushit.