Xhani De Biazi shpall listën për miqësoret: Pse nuk e ftoj Mehën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka dalë sot në koferencë për shtyp duke folur për dy miqesoret që do te luajmë pas pak ditësh ndaj Austrinë dhe Luksemburgun.
Italiani u shpreh në këto dy përballje janë shumë të rëndësishmë pasi ai do të shohë nga afër gjendjen e fubollistëve pak muaj para startit të kampionatit Europian.
"Do të luajmë ndaj dy kundërshtarëve që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe do të shoh me kujdes gjendjen aktuale të futbollistëve. Për listën përfundimtare të Europianit ne do të vendosim në muajin maj pasi të kemi analizuar me kujdes të gjithë lojtarët.
Kam pasur në plan që në këtë sfidë të ftoja edhe disa futbollistë të talentuar si Latifi, Rashica, apo Manaj, por ata kanë ndeshje të rëndësishme me U21 dhe nuk dua t'i prish punë skuadrës së Jupit. Mund t'ju them se do të jetë vetëm Rashica për njërën nga ndeshjet", deklaroi fillimisht De Biazi.
Meha Trajneri u pyet edhe për mos grumbullimin e Alban Mehas të cilin vazhdon ta mbajë larg Kombëtares edhe pse ky u fundit luan dhe shënon rregullisht me Koniasporin. "Meha është një futbollist që gjithsej në eliminatore ka luajtur vetëm 13 minuta, ndaj besoj se është e qartë pse nuk e ftoj", ka sqaruar De Biazi.
Objektivi De Biazi ka folur edhe për objektivin që Shqiperia do ketë ne Europian ku ka deklaruar se kalimi i grupit do të ishte diçka e jashtëzakonshme. "Ne do të luajmë pa asnjë presion dhe do të shfaqim më të mirën tonë. Natyrisht që do tentojmë të kalojmë fazën e grupeve dhe nëse do të arrijmë këtë gjë do të ishte me te vërtët diçka e madhe", u shpreh De Biazi.
E ardhmja Numri 1 i stolit është ngacmuar edhe për të ardhmen e tij pas Europianit ku u shpreh: "Unë nuk mendoj fundin e Europianit, por jam i fokusuar te ajo që ne do të bëjmë në këtë kompeticion dhe po punoj që të përgatitemi sa më mirë. Kam kontratë me Shqipërinë dhe nuk e mendoj largimin".
Tarashaj Në fund De Biazi ka bërë një koment lidhur me zgjedhjen e sulmuesit Shani Tarashaj i cili zgjodhi të luajë për Zvicrën. "Mua nuk më interesojnë lojtarët që nuk mendojnë për komin e tyre, ndaj nuk kam si t'i llogaris këta lloj futbollistësh. Secili bën zgjedhjen e tij dhe ne jemi te detyruar ta pranojmë", ka deklaruar De Biazi në fjalën e tij.
LISTA E DE BIAZIT
Portierë Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Naser Aliji
Mesfushorë Andi Lila, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Odise Roshi, Taulant Xhaka
Sulmues Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Milot Rashica