Radas: Golin ia dedikoj kapitenit Shkëmbi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Autori i golit të parë, Marko Radas, është mjaft i lumtur për triumfin me vlonjatët. "Tani që takimi u mbyll me rezultatin 5-1 mendoj se e kemi kaluar lehtësisht këtë kundërshtar dhe kjo është ajo që na intereson më shumë.
Mendoj se të gjithë lojën që nga fillimi e deri në fund të takimit kemi qenë superiorë duke e dominuar kundërshtarin, çka e tregoi edhe rezultati në fushë.
Rezultati 5-1 ishte më se i merituar. Më në fund u riktheva dhe unë te goli, pasi më kishte munguar. Pas goditjeve të mira më ndalte shtylla, ndërsa tani gjeta rrjetën. Golin gjej rastin t'ia dedikoj familjes në radhë të parë dhe kapitenit Bledi Shkëmbi", u shpreh Radas.