Të kuqtë festojnë fitoren me Teutën në pub
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani ka treguar karakterin e tij në Durrës, pasi të kuqtë arritën që ta kalojnë shijen e hidhur të barazimit me Skënderbeun. "Demat" e kanë festuar gjatë këtë sukses me Teutën, ku fillimisht gjithçka nisi në fushë para tifozëve.
Më pas gëzimi është spostuar në dhomat e zhveshjes, ku ekipit i është bashkuar edhe presidenti Gaz Demi. Një situatë e tillë rrallë ndodh te të kuqtë pas ndeshjes.
Por kur ekipi arrin fitore ndaj skuadrave pretendente, është bërë zakon që familja e kuqe të festojë në një nga "pub"-et e kryeqytetit.
Pasi kanë mbërritur nga Durrësi lojtarët, stafi, drejtuesit dhe shumë dashamirës të Partizanit kanë festuar dhe në raste të tilla nuk ka rregulla e kufizime, në orare dhe pije alkoolike. Duke ditur se këtë javë kampionati është pushim, të kuqtë do të kenë mundësi që të pushojnë për dy ditë