e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhaka sfidon kampionët, Hasi kundër Luçeskut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhaka sfidon kampionët, Hasi kundër Luçeskut

Në fillim të kompeticionit ishin shumë lojtarë të Kombëtares shqiptare me shpresën dhe dëshirën për të shkuar sa më larg, por në raundin e 1/ 8-ave kanë shkuar vetëm Taulant Xhaka dhe Etrit Berisha.xhaka1(3)I pari do të përballet me Sevijen, ndërsa Lacio e Berishës luan në transfertë kundër Spartës së Pragës. Ndërkohë, trajneri Besnik Hasi ka një sfidë shumë delikate ndaj Shahtjorit në Ukrainë.

Xhaka titullar

Finalja e Ligës së Europës do të luhet pikërisht në Bazel dhe skuadra në të cilën aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, kërkon të shkojë deri në fund. Në këtë raund të Europa Ligës do të përballet me Sevijen.

Spanjollët janë kampionët në fuqi dhe kjo është një ndeshje shumë delikate për Bazelin. Xhaka pritet të jetë sërish titullar dhe këtë herë do të aktivizohet në mesfushë dhe ka një detyrë specifike për të bllokuar mesfushorin, "trurin" e Sevijes, Ever Banega.

Berisha në stol

Vazhdon situata e paqartë me trajnerin e Kombëtares, Etrit Berisha. Fillimisht ishte ai portieri titullar në Ligën e Europës, por trajneri Pioli ka vendosur t'i besojë Marketit edhe për ndeshjen e sotme.

Berisha është i grumbulluar nga tekniku i Lacios për sfidën në transfertë kundër Spartës së Pragës, por ka shumë pak mundë- si që të jetë mes dy shtyllave.

Hasi sfidë Luçeskut

Pasi arriti të eliminonte Olimpiakosin, Besnik Hasi me Anderlehtin e tij kërkon të bëjë një tjetër surprizë.

Këtë herë është shumë e vështirë sepse përballë do të ketë një "kockë" të fortë si Shahtjori, i cili është një ekip me eksperiencë në Europë. Hasi ka thënë se do të shkojë në Ukrainë me objektivin për të marrë rezultat pozitiv.

NDESHJET, FAZA E 1/8-ave SOT
BAZEL - SEVIJA 19:00
DORTMUND - TOTENHEM 19:00
FENERBAHÇE - BRAGA 19:00
SHAHTJOR - ANDERLEHT 19:00
ATL. BILBAO - VALENCIA 21:05
LIVERPUL - MAN. JUNAJTID 21:05
SPARTA PRAGË - LACIO 21:05
VIJAREAL - LEVERKUSEN 21:05