Ironia e Ibrës: Këtë vit qëndrova më tepër se 20 minuta në fushë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Firmosi hakmarrjen e tij ndaj Çelsit (dy gola dhe një asist), u përfshi në golin e 29-të të PSGsë në Champions që prej 2012-ës (19 gola dhe 10 asiste), 17 më shumë se çdo lojtar tjetër.
U konfirmua njeriu asist më i mirë prej 2012- ës pas Kristiano Ronaldos që numëron vetëm dy asiste më tepër. Dhe, në fund, iu bashkua edhe klubit të elitës, pasi u bë futbollisti i 14-të që ngjitet në kuotën e 50 golave në kompeticionet e UEFA-s.
Këto janë shifrat e çmendura të Zlatan Ibrahimoviçit në rrugën drejt trofeut më të rëndë- sishëm që i mungon në vitrinën e tij, atë të Ligës së Kampioneve.
Ironia
Dhe gjiganti suedez e nis si përherë me një batutë komentin e tij pas ndeshjes, duke iu referuar kartonit të kuq që mori herën e fundit që vizitoi stadiumin e Çelsit, "Stamford Bridge": "Këtë vit qëndrova më shumë se 20 minuta në fushë.
Bëmë një ndeshje shumë të mirë. U treguam të duruar gjatë mbajtjes së topit duke i shpëtuar presingut të Çelsit dhe në rastet që krijuam u shfaqëm efikasë, duke i goditur dy herë. Por krijuam edhe disa raste të tjera. Dhamë aq sa për ta fituar ndeshjen".
Ibra pranon se, pavarësisht faktit që francezët e kaluan më kollaj se një vit më parë këtë duel, ai mbetet i ndërgjegjshëm për forcën e Çelsit edhe pse ky është një sezon për t'u harruar nga anglezët: "Në përgjithësi gjithçka shkoi sipas planit tonë. Por nuk ishte e lehtë.
Ndaj një ekipi si Çelsi duhet pasur gjithnjë kujdes, veçanërisht katërshja e sulmit të tyre është e aftë të të godasë në çdo moment".
A do të jetë ky sezon i fundit i 34-vjeçarit në Paris ai që do t'i shtojë palmaresit të tij edhe trofeun me veshë? "Po bëjmë gjëra të mira. Sesi do të përfundojë ne nuk e dimë. Por dimë të themi se nuk jemi të kënaqur ende. Nuk duam të ndalemi këtu dhe do ta luajmë çdo ndeshje për ta fituar këto dy muajt e fundit".