e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çelsi 1-2 PSG/ Notat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çelsi 1-2 PSG/ Notat

ÇELSI clesi - psgKURTUA 6 - Nuk mund të bëjë shumë në rastin e golave. Asnjë mrekulli.

AZPILIKUETA 4,5 - Gabon diagonalen në golin e parë të PSG-së, bllokohet edhe tek i dyti. Nuk shtyn thuajse asnjëherë përpara dhe është në vështirësi të vazhdueshme. Me pak fjalë, një zhgënjim total.

KEJHILL 5 - Edhe ai në vështirësi të mëdha. Ishte vendosur gabim në golin e dytë të PSG-së. E ka të vështirë të lexojë pasimet e francezëve dhe nuk arrin kurrë që të rikuperojë topat e tyre.

IVANOVIÇ 5,5 - Një ndër të fundit që dorëzohet, por shumë i pasaktë në mbylljet e tij. Impenjohet shumë dhe ka grintë, por kjo nuk mjafton.

KENEDI 5,5 - I trembur. Braziliani 20-vjeçar është përshtatur si mbrojtës i majtë nga Hidink, por intuita e tij i bën shumë pak punë. Kur sulmon ai në krah, PSG-ja godet.

MIKEL 5,5 - Ndihmon në nivelin fizik Fabregasin, por cilësia i mungon. Duket në fazën shkatërruese, por nuk shfaqet në atë të ndërtimit.

FABREGAS 5,5 - Stiv Xhobs predikonte "uri dhe çmenduri". Fabregasit duket ia kanë hequr të gjitha, përfshirë fantazinë dhe vullnetin për të luajtur. Nuk gjen idetë, nuk arrin të vertikalizojë dhe nuk provon asgjë që nuk është "normale". I mungon uria dhe nuk bën asnjë çmenduri. Është një lojtar nga i cili pritet shumë, por shumë më shumë.

PEDRO 5 - Fantazmë. I vetmi lojtar në sulmin e Çelsit që nuk bie në asnjë moment në sy.

UILLIAN 6,5 - I gjallë, i shpejtë, i përqendruar si në topin e golit të Diego Kostës, ashtu edhe në iniciativat e tjera. Ndizet ndonjëherë, por kur e bën Çelsi e ka humbur ritmin.

HAZARD 6 - Ashtu-kështu. Provon gjithnjë, por i mungon mprehtësia. "Stamford Bridge" i vlerëson impenjimin, por nga Hazardi pritet tjetër gjë (Nga 77´ OSCAR, pa votë).

DIEGO KOSTA 7 - Një përbindësh, luftëtar. Lufton në të gjithë fushën, ndihmon skuadrën, e mbledh atë kur është në disavantazh dhe shënon një gol të mrekullueshëm. Sa keq që muskujt e tradhtojnë dhe e detyrojnë të lërë fushën përpara fundit. (Nga 60´ TRAORE 5 - Shumë herë më pak fizik sesa lojtari që zëvendësoi. Prek pak topa dhe vuan të hyjë në ndeshje. Nuk është ende gati për ndeshje të këtij kalibri).

TRAJNERI HIDINK 5 - Zgjedhje të diskutueshme dhe sjellje të kritikueshme. Përse Mikel dhe jo Matiç? Përse Kenedi mbrojtës i majtë? Alibi mund të jenë disa mungesa, por të presësh në një ndeshje që duhej fituar, nuk mund të të shpërblejë gjithnjë. Pak futboll i kohëve të shkuara.

PSG

TRAP 6,5 - Goxha portier. I sigurt ndaj Uillianit, Hazardit dhe Diego Kostës. Pret gjithçka është e pritshme.

MARKINJOS 6,5 - Po fiton besim në rolin e mbrojtësit të djathtë. Duket i dorëzuar kur Uillian e sulmon, por reagon duke provuar ta sulmojë.

TIAGO SILVA 5,5 - Notë e vështirë. Diego Kosta e djeg në golin e barazimit sikur të ishte një fillestar. Çdokush tjetër do të paguante gabimin, por jo ai. Provon të ripozicionohet dhe të gabojë sa më pak që të jetë e mundur. Pjesa tjetër e ndeshjes është më shumë se e mjaftueshme, por i mungon pjesa tjetër.

DAVID LUIZ 5 - I shpërqendruar dhe pak reaktiv në pjesën e parë. Shpesh jashtë pozicioni në pjesën e dytë. I mbivlerësuar? Nuk jemi ne ata që vendosim, por ai vazhdon të bëjë gafa, duke vënë në dyshim vlerën e tij të vërtetë.

MAKSUELL 6 - Herë pas here duket i vendosur keq. Nuk ka kurrë një pasim të saktë, por di ende sesi të luajë në nivele të tilla.

TIAGO MOTA 6 - Humbet topin në aksionin e golit të barazimit të Çelsit. Pastaj gjen pasimet që sjellin golin e dytë të parizienëve. I aftë në kontrollin e topit në momentet delikate pavarësisht ngadalësisë kronike.

RABIOT 6,5 - Zëvendësuesi i Verratit. Shënon gol menjëherë dhe e mbyll ndeshjen si lojtari që ka vrapuar më shumë në fushë. Bën aksione klasi, por e kap edhe një amnezi diletantësh. Ende i papjekur, edhe pse talentin e ka.

MATUIDI 6,5 - Lokomotivë në mesfushë. Këmbët e tij shkelin kudo. (Nga 87´ VAN DER WIL, pa votë) DI MARIA 7,5 - Më i miri në fushë, së bashku me Ibrën, por me meritën që krijon çdo aksion ofensiv të PSG-së. Përqendrohet, driblon, vertikalizon. Nga një ide e tij lind goli i parë dhe fton Ibrën në të dytin. Nuk mund të kënaqet me mbrëmje si kjo, sepse ai është një lojtar fenomenal. (Nga 82´ KAVANI, pa votë).

LUKAS 7 - Brilant, i gjallë, një Usain Bolt që i është huazuar futbollit. Sprinte pa fund në mbrojtjen e Çelsit dhe bën duet me Di Marian në krahun tjetër. I rilindur! (Nga 77´ PASTORE, pa votë)

IBRAHIMOVIÇ 7,5 - Asisti për Rabiot është i shkëlqyer, goli i tregon instinktet e grabitqarit. Që kur ka ardhur te PSG, ka vënë këmbën në 29 gola në Champions, 17 më shumë se çdo lojtar tjetër i parizienëve. Ndeshje personaliteti, substance dhe me dëshirën për të treguar se kjo kupë, kaq e ëndërruar, këtë sezon mund të bëhet më në fund e tij.

TRAJNERI BLANK 7 - Skuadër e fortë kjo PSG. Meritoi ta kalonte turin me provën që dha. Edhe në një stadium të vështirë, kundër një skuadre që kishte shansin e saj të fundit për të shpëtuar sezonit, dhe pa Verratin, ia doli.