Xhaka drejt Premier Ligës, zbulohet shuma e ofruar për kartonin e tij
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Granit Xhaka pritet të shkojë në Premier Ligë. Skuadra e interesuar për mesfushorin që luan me Myshengladbahun është Arsenalit.
Sipas portalit gjerman "RP Online" Arsen Venger ka zhvilluar një takim me të atin e Granitit, Ragib Xhakën dhe ndihmësin e tij, Andi Gros.
Shuma që flitet për kalimin e Xhakës në Angli është rreth 33.7 milionë euro. Lajmi vjen pak kohë pasi futbollisti e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur në Premier Ligë.
Mediat ndërkombëtare e përshkruajnë 23-vjeçarin si një nga talentet që mund të bëhet ndër mesfushorët më të mirë në botë.
Granit Xhaka luan për Kombëtaren e Zvicrës dhe në finalet e "Euro 2016" ai do të jetë kundër vëllait të tij, Taulant Xhakës me Kombëtaren shqiptare të futbollit.
