Sheiku i PSG-së kërcenon At.Madridin: Hiqni dorë nga Mota, përndryshe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi ka "kërcenuar" klubin e Atletiko Madridit duke i kërkuar të heqin dorë nga Tiago Mota.
Kreu i skuadrës franceze ka deklaruar që nuk dëshiron që lojtarët e tij më të mirë të largohen nga skuadra, në rast të kundërt ai është i gatshëm të bëjë çfarëdo lloj çmendurie.
Klubi spanjoll vazhdon të insistojë për mesfushorin brazilian që ta afrojë në Madrid. Por interesi i klubit madrilen e ka zemëruar tej mase presidentin e PSG-së, kështu ai bëri një deklaratë të fortë për median iberike.
"Po nuk hoqët dorë nga Motta, unë do të blej Atletikon"- ka thënë sheiku i parizienëve për "Mundo Deportivo".