e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Futbollisti lëvizte me Lamborghini 400 mijë euro, ja arsyet e sekuestrimit të mjetit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti lëvizte me Lamborghini 400 mijë euro, ja arsyet e sekuestrimit të mjetit

Lëvizte me makinë ilegale dhe mbi normat e lejuara të fuqisë motorike. Këto ishin dy arsyet se përse policia britanike i ka sekuestruar makinën tip 'Lamborghini' futbollistit të Mançester Sitit, Samir Nasri.

01_22023154_a34d8d_2755040a-630x415Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mjeti i tij nuk ishte i regjistruar në Angli dhe fuqia motirike që kishte, ishte shumë herë më e lartë se normat e lejuara.

Nasri është përpjekur t'i shpjegojë autoriteteve se përse nuk e kishte regjistruar mjetin, por vendimi i policisë ka qenë i padiskutueshëm.

Pas situatës së vështirë që francezi po kalon me skuadrën e tij të Sitit në Premier Ligë, dalja në faqet e para të gazetave për drejtimin e mjetit të mënyrë të paligjshme, duket se nuk shkon në favorin e tij dhe të skuadrës.