e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

World Soccer: Ja ekipi i futbollit me i mire i te gjitha koherave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
World Soccer: Ja ekipi i futbollit me i mire i te gjitha koherave

Revista prestigjioze World Soccer ka bërë një klasifikim të skuadrave të futbollit më të mira të të gjitha kohërave. Me ndihmën e dhjetëra trajnierëve ish-futbollistëve dhe gazetarëve që kanë kurorëzuar një grup futbollistësh të çdo epoke, revista angleze ka arritur të nxjerrë një “njëmbëdhjetëshe” që ka bërë historinë e futbollit.

Duke sintetizuar cilësinë dhe taktikën që gjithmonë ka qenë sprovë e vështirë për çdo trajner, World Soçer ka vendosur ti “besojë” për këtë rast një classico 4-4-2, që do të fitonte çdolloj kampionati. Në portë është vendosur Lev Yashin, i vetmi portier që ka mundur të fitojë “Topin e Artë” në vitin 1963. Mbrojtësit e caktuar ndajnë eksperiecën tek ekipi i Milan: Paolo Maldini dhe Marcos Cafu. Bobby Moore, kampion i Botës me Anglinë në ’66 e Beckenbauer, përbëjnë çiftin qendror. Mesfusha shfaqet thjesht e pakrahasueshme për cilësi dhe klas: Cruijff, Di Stefano, Zidane e Maradona. Në sulm “O Rei” Pelè de Messi.

Me një formacion të tillë, vështirë se mund të dëshirosh më shumë.