e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ky eshte revolucioni? Mou braktis bllokun, shfaqet me iPad

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ky eshte revolucioni? Mou braktis bllokun, shfaqet me iPad

Jose Mourinho ka deklaruar se është gati që t’u mbyllë gojën kritikave për stilin e lojës së Chelsea-t, duke e transformuar atë në një skuadër sulmuese. Tekniku portugez, i cili pak javë më parë nënshkroi rikthimin tek skuadra londineze, zbuloi edhe armën e tij sekrete.

Ai u fotografua sot në seancën stërvitore me i ‘armatosur’ me një iPad, ndërkohë që në vitin 2005, kur drejtonte Chelsea-n drejt trofeve, mbante një bllok të vogël shënimesh. Ai gjithashtu u fotografua duke bërë shaka me veteranin Frank Lampard dhe qendërmbrojtësin Gary Cahill.