e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia, Cela dorehiqet te merkuren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia, Cela dorehiqet te merkuren

Agron Çela nuk do të jetë më  president i Vllaznisë. Pavarësisht se dorëheqja e tij zyrtare  do të paraqitet javën e ardhshme në Bashkinë Shkodër,  vendimi është marrë. Ka qe-në takimi i djeshëm me kryebashkiakun Lorenc Luka që  i ka dhënë fund dilemave  nëse ai do vazhdonte të ishte  sërish në këtë pozicion apo jo  edhe pas zgjedhjes së tij de-putet.

Ana ligjore ia pengon  të jetë edhe në krye të klubit të futbollit që është pronë  e Bashkisë Shkodër. Lajmin  për tërheqjen e tij e ka bërë  të ditur mesditën e djeshme  vetë Çela kur ka thënë: “Takimi me kryebashkiakun Luka është zhvilluar dhe kemi  biseduar gjerë e gjatë me të  rreth Vllaznisë. Konkluzioni  në të cilin kemi dalë është ai  se ana ligjore e pengon qëndrimin tim sërish në postin e  presidentit të këtij klubi tashmë që jam zgjedhur deputet.

Në kushte të tilla, nuk do ta  mbaj më këtë post megjithatë  zyrtarisht do ta japë javën e  ardhshme dorëheqjen nga  ky post”. Gjërat janë më se  të qarta. Ajo që pritej ndodhi. Vllaznia rikthehet edhe  njëherë nën administrimin plotë të Bashkisë.

Takimi

I programuar prej dy ditësh,  ai ka nisur në orën 12.00 të  mesditës së djeshme në  zyrën e kryebashkiakut Luka. Prezent ka qenë vetëm  ai dhe presidenti Çela. Nga  ana e Bashkisë nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me këtë takim. I vetmi  që ka folur në lidhje me të,  ka qenë biznesmeni tashmë  deputet Agron Çela.

“Takimi  ka qenë shumë miqësor me  kryebashkiakun Luka. Kryetari më shpjegoi anën ligjore  sipas së cilës unë nuk mund  të mbaja më postin e presidentit të klubit. Në fakt edhe  unë kam qenë i qartë në lidhje  me këtë gjë sepse isha konsultuar më parë me juristë,  madje edhe të FSHF-së. Në  kushte të tilla do të jem i detyruar të jap dorëheqjen nga  ky post.

Në fakt, unë mund të  them që sot se nuk jam më  president megjithëse zyrtarisht, deri nga mesi i javës së  ardhshme do të paraqes në  Bashki vendimin me shkrim.  Më pas do ulen për të mbyllur edhe bilancet e periudhës  së drejtimit të klubit gjatë  këtyre 6 muajve. Njëkohësisht edhe ideja që vëllai im  të merrte postin e presidentit,  ka rënë poshtë edhe ajo sepse  ligji nuk lejon as familjarët  e afërt të deputetit të ketë  poste të tilla.

Megjithatë, në  bisedë me kryebashkiakun  Luka është rënë dakord që  në ditët në vazhdim, të mendojmë për gjetjen e ndonjë  biznesmeni tjetër që do të  merrte përsipër drejtimin e  Vllaznisë. Mua vërtetë ligji  nuk më lejon të kem funksion  drejtues tek klubi, por të jeni  të bindur se do jem gjithnjë  pranë skuadrës, duke e ndihmuar edhe nga ana financiare”- ka thënë njeriu që për  6 muaj mbajti postin e presidentit të këtij klubi.