F1, Vettel zot shtepie ne Gjermani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sebastian Vettel është fitues i garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë, që u mbajt sot në Nurburgring. Piloti gjerman triumfoi në atdhe, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon këtë sezon. Piloti i Red Bull la prapa pilotët e Lotusit, Kimi Raikonnen dhe Romain Grosjean, që e mbylli garën në vendin e fundit të podiumit. Kjo ishte edhe fitorja e par e Vettel në pistën e shtëpisë së tij, e cila kishte 60 xhiro. Vendi i katërt i takoi Fernando Alonsos, ndërsa Lewis Hamilton dështoi në garë, edhe pse e nisi atë nga vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme, Vettel është i pari me 34 pikë avantazh ndaj Alonsos.