e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vukmiroviç pret debutimin: Besëlidhja është super

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vukmiroviç pret debutimin: Besëlidhja është super

Besëlidhja zhvilloi dje ndeshjen e zakonshme të kontrollit brenda grupit për të testuar formacionin që do të luajë të shtunën ndaj Kamzës.

vukmirovic serbi i beslidhjesNjë prej afrimeve të janarit është edhe mesfushori serb Nebojsha Vukmiroviç. Ai ende nuk ka debutuar me lezhjanët, pasi në takimin e parë në Mamurras nuk u aktivizua për asnjë minutë.

"Ka rreth një muaj e gjysmë që jam grumbulluar me Besëlidhjen në Lezhë dhe po e ndiej veten shumë mirë. Është një skuadër mjaft e kompletuar nga të gjitha pikëpamjet, por më kryesorja stafi teknik dhe futbollistët janë në lartësinë e duhur.

Edhe pse jemi në vend të tretë, ndodhemi vetëm një pikë larg skuadrës kryesuese. Tashmë e kemi lënë mbrapa ndeshjen me Mamurrasin dhe jemi fokusuar te sfida ndaj Kamzës. Mezi po e pres debutimin me Besëlidhjen. Ngjitja në Superiore na takon ne, pasi jemi skuadra më e kompletuar dhe që e meritojmë të ngjitemi aty", shprehet mesfushori serb në prononcimin e tij. Ekipi po vazhdon normalisht përgatitjet për sfidën e së shtunës.

Përgatiti: Preng Gjikola