Vrapi: Vendimtare, fitojmë ne
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E fazat e tjera kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0. ndri Vrapi, mbrojtë si i qendrës së ekipit shkodran, është tepër optimist për arritjen e një rezultati pozitiv në përballjen e sotme ndaj Teutës.
Për Vrapin dhe shokët e tij, takimi parashikohet si i vështirë, por jo si i paarritshëm për t'u kaluar me sukses. "Mund të them se është një ndeshje decizive për vetë faktin se kërkohen pikët e plota në shtëpi. Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë për të marrë atë që kemi si objektiv.
Në këtë takim do të kënaqemi vetëm me arritjen e një fitoreje. Pas tri humbjeve, tani është radha e Vllaznisë për të fituar. Ne do të kërkojmë për të marrë tri pikët në këtë përballje. Kemi një skuadër të plotë dhe do të kërkojmë që formën e mirë që kemi ta shfrytëzojmë duke marrë maksimumin", ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi.
Forma - Vrapi ka munguar në takimin me Skënderbeun për arsye dëmtimi. Megjithatë, ai me shumë sakrifica dhe përpjekje të stafit mjekësor, është bërë i gatshëm për këtë sfidë dhe kërkon që të japë maksimumin në fushën e lojës. "Duhet të them se jam i gatshëm për këtë takim me Teutën. Normalisht, nuk jam tërësisht i rikuperuar nga dëmtimi, por në këto momente duhet që të sakrifikojë gjithsecili nga ne për të mirën e Vllaznisë. Po nuk e bëmë këtë, s'mund të arrijmë më të mirën si skuadër", shtoi Vrapi.
Siguria - Në fund të fjalës së tij, Vrapi ka dhënë një siguri më shumë për sa i përket arritjes së mbijetesës, por kurrsesi nuk ka thënë me gojën plot se Vllaznia e ka zgjidhur këtë çështje, derisa matematika nuk ia lejon një gjë të tillë.
"Ende ne nuk mund të themi se jemi komod. Matematika na mban akoma në lojë në luftën për mbijetesë. Ne duhet që të bëjmë kujdes në takimet e mbetura. Deri në fund të kampionatit, përballjet janë të vështira. Duhet të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë dhe të fitojmë ndeshjet që do të zhvillojmë në fushën tonë.
Optimizmi është i madh, te secili prej nesh, se Vllaznia mund të jetë edhe më lart në tabelën e klasifikimit. Këtë e kemi ne, drejtuesit e ekipit, por edhe kryebashkiakja Ademi që është shumë pranë ekipit.
Në radhë të parë tani ne duhet të mendojmë vetëm për përfundimin sa më mirë të këtij sezoni dhe më pas të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Me këtë impenjim të të gjithëve, Vllazninë e shikoj me të ardhme të sigurt", ka deklaruar qendërmbrojtë- si kuqeblu, Endri Vrapi.