e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alban Hoxha: Djali im nuk ka arsye të bëhet tifoz i Tiranës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Hoxha: Djali im nuk ka arsye të bëhet tifoz i Tiranës

Alban Hoxha gjatë një interviste të gjatë të dhënë për "truble.org" ka folur për shumë gjëra që e lidhin ata me profesionin, marrëdhënien me Partizanin dhe shokët e ekipit, Kombëtaren, jetën e përditshme, si dhe shumë gjëra të tjera.alban hoxha Kur është pyetur se a do të ishte i surprizuar sikur djali kur të rritej t'i thoshte: Jam tifoz i Tiranës. Hoxha ka deklaruar se nuk e pret këtë gjë, pasi kushtet aktuale nuk e dërgojnë në atë drejtim, por nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe po të ndodhte. Më poshtë po japim disa nga përgjigjet e Alban Hoxhës:

Titulli - "E kam provuar të dal dy herë kampion me Dinamon dhe është një ndjesi shumë e bukur. Te Dinamo nuk ka qenë presioni i të dalit kampion, ndërsa këtu është më ndryshe për faktin se Partizani ka shumë tifozë në Shqipëri dhe titulli i mungon prej kohësh. Kështu që po bëhet si stresuese çështja fitimit të titullit kampion. Gjithsesi ne po luftojmë fort për këtë qëllim. Partizani po krijon një akademi të veten dhe shumë shpejt do të dalë kampion, si dhe me projektin që ka presidenti Demi brenda dy-tre vitesh, pse jo që këtë sezon, Partizani është kampion dhe kështu do të vazhdojë siç ka qenë më përherë".

Idhulli i tij - "Idhulli im ka qenë Dida, portieri i Milanit, të cilin e pëlqeja shumë. Meqë jam edhe tifoz i Milanit, atë e kam pasur realisht idhull dhe disa herë mundohesha të bëja ato që ai realizonte në ndeshje me Milanin. Milani ka qenë gjithmonë ekipi i zemrës, ndonëse nuk e ndjek shumë kohët e fundit. Nuk është më ai Milani i famshëm që shikoja unë me Maldinin, Nestën etj...".

Shokët e ekipit - "Te Partizani jam më i lidhur me Bathën e Mazrekajn, duke qenë se edhe në dhomë rrimë të tre, ndërsa te Kombëtarja më i lidhur jam me Rrahmanin, por edhe me Agollin dhe Roshin. Sukaj është më rrëmujaxhiu, Kalari ai që vjen gjithnjë me vonesë..."

Djali tifoz me Tiranën - "Nuk ka arsye që të bëhet tifoz me Tiranën, pasi po rritet me tifozët e Partizanit, babanë e vet e ka portier të Partizanit. Pra, shikon çdo gjë nga Partizani dhe nuk arrij ta kuptoj se si mund të bëhet ai tifoz me Tiranën. Ai ka të gjitha, madje edhe rrobat të Partizanit. Por edhe në qoftë se ndodh, nuk është ndonjë gjë e madhe, do të jetë dëshira e tij që të bëhet tifoz me këtë të dojë".