e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi tani kërkon kokën e Tiranës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi tani kërkon kokën e Tiranës

Dy sukseset e fundit në kampionat dhe Kupë e kanë rritur psikologjikisht skuadrën laçiane, e cila tani ndihet gati për të përballuar edhe skuadrat e mëdha. Këtë gjë Laçi kërkon ta demonstrojë edhe nesër në kryeqytet ndaj Tiranës.Laci-Tirana 2-0. kurbinasit i gezohen golit. Sheta ne cep

Madje këtë takim laçianët e konsiderojnë si një "test" para ndeshjes së dytë të turit gjysmëfinal të Kupës që do ta luajnë në Korçë. Të besuarit e trajnerit Zeka po e mendojnë seriozisht përballjen me bardheblutë. Laçi ka nevojë ende për pikë dhe për të qenë të qetë në pozicionin që mbajnë.

Me këtë mision ka startuar seanca e djeshme përgatitore, të cilën stafi teknik e zhvilloi pasdites. Trajneri Zeka e ka të plotë grupin dhe u ka kërkuar lojtarëve që të japin maksimumin në stërvitje.

"Jemi para një ndeshjeje të vështirë, por pas lojës së bukur që zhvilluam në mesjavë me Skënderbeun kemi arsye të pretendojmë pikë në çdo fushë. Aq më tepër që Laçi ende ka nevojë për pikë dhe ato duhen fituar në fushë", u tha dje tekniku ndër të tjera lojtarëve.

Sakaq, gjatë seancës Zeka dhe Bankini e ndanë në dysh përgatitoren e ditës. Po kthehet në një ritual, pasi fillimisht është italiani ai që punon me grupin duke iu dhënë ngarkesë, më pas trajneri Eugent Zeka vijon me pjesën e fundit, që është kryesisht e karakterit tekniko-taktik.