Alegri: Ky është një Milan nervoz, më tremb
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milan-Juventus, në fokusin e Masimiliano Alegrit është një ndeshje e gjitha për t'u luajtur dhe pritet tepër e luftuar. Ky është një sinjal i qartë që trajneri livornez kërkon t'u japë futbollistëve të tij, sepse kuqezinjtë kanë ende shanse që të kapin zonën e Ligës së Europës, prandaj nuk janë dorëzuar kurrsesi.
Alegri, Dibala do të jetë pjesë e ndeshjes?
Paulo është më mirë. Besoj se nga e mërkura mund të rikthehet në fushë. Është e kotë që ta rrezikoj, duke parë se ky është dëmtimi i parë që ai pëson në karrierë. Prandaj, është më mirë për atë dhe për ne që të kurohet në qetësi. Por mos mendimi se pa Dibalën, sulmi do të jetë medoemos Manxukiç-Morata.
Mihajloviç tha: "Juventusi është një shembull për të gjithë".
Është një mendim i Sinishës dhe besoj se është i drejtë. Juventusi ka vlera të rëndësishme morale dhe teknike.
Do të riktheheni në Milano. Cilat janë ndjesitë?
Rikthehem në një vend ku kalova 3 vite të mrekullueshme, ndonëse në dy të fundit jam ndier edhe më mirë në Torino. Kundër Milanit do të jetë e vështirë. Pavarësisht atyre që thuhen, nuk mendoj se ne e kemi fituar titullin. Pastaj, kundër nesh, Milani do të kërkojë të shfryjë të gjitha energjitë dhe emocionet negative që u kanë dhuruar këto ditë në grumbullim, ndaj duhet të bëjmë kujdes. Do të jenë më të egër.
Kur ju themi Baloteli, çfarë ju kalon në mendje?
Sot mendoj se Mario është një djalë 26- vjeçar me shumë potencialitet. Në vetëm 6 muaj me mua shënoi shumë gola, por më pas humbi. Ka kohë për të rikuperuar, por për ta bërë këtë duhet të zgjohet ai.
Milani është në krizë. Çfarë mund të na thoni për momentin e tyre?
Nuk mund të gjykoj. Mendoj se janë një skuadër e mirë dhe që një kualifikim në Ligën e Europës do të ishte një rezultat i rëndësishëm. Pastaj, të mos harrojmë se është në finalen e Kupës së Italisë dhe në derbi mundën Interin. Për të fituar kundër tyre duhet të jemi perfektë.
Bufon ta faturoi ty një pjesë të mirë të kësaj përmbysjeje sivjet...
Falënderoj Xhixhin për vlerësimin, por realisht ishin lojtarët ata që e përmbysën kampionatin. Unë thjesht i ndihmova që të dilnin nga një momenti i vështirë psikologjik.