e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ska alarm, Edon Hasani dhe Ansi Nika do të jenë në fushë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ska alarm, Edon Hasani dhe Ansi Nika do të jenë në fushë

hasaniEdon Hasani dhe Ansi Nika do të jenë të gatshëm për trajnerin Klodian Duro kundër Skënderbeut.

Mesfushorët shkodranë dolën të dëmtuar nga ndeshja e Kupës ndaj Flamurtarit, por stafi mjekësor ka bërë gjithçka në dy ditët e fundit, në mënyrë që lojtarët të jenë gati për takimin shumë të rëndësishëm me kampionët.

Hasani pësoi një kontraktim në kofshë, por pas terapive intensive nga mjekët Pertef dhe Perli Rusi, shkodrani do të jetë i gatshëm.

Megjithatë, vetëm sot do të vendoset nëse ai do ta nisë si titullar apo nga stoli. Mesfushori ka kryer vrapime të lehta gjatë seancës së djeshme, ndërsa sa i përket Nikës, burime në klub konfirmojnë për gazetën se situata e tij është më e thjeshtë se e Hasanit.

Ai dje zhvilloi një stërvitje të plotë me grupin dhe do të jetë në dispozicion të Duros kundër Skënderbeut.