VENDIMET/ Dënime te Partizani e gjoba te Skënderbeu, Turbina -3 pikë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë kanë qenë në fokus të vendimeve të marra nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, ndërsa në Kategorinë Superiore objekt gjykimesh janë bërë dy kryesuesit, Skënderbeu dhe Partizani.
Disiplina ka pezulluar me dy ndeshje zyrtarin e klubit të Partizanit, por pa ia përmendur emrin. Mendohet se vendi i referohet drejtorit Sportiv, Dritan Dervishi, pasi ky i fundit u konflikutar me fjalë me delegatin në ndeshjen e kaluar.
Ndërsa ekipi i dytë i penalizuar në Kategorinë Superiore është Skënderbeu. Klubi korçar është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje jo sportive të tifozëve.
Ndërkaq, vendime më të ashpra janë marrë për kategoritë inferiore. Turbina është penalizuar me tre pikë për shkak të thyerjes së vendimit të Disiplinës që nuk lejonte pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjen ndaj Luftëtarit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF (date 08.04.2016):
1.Zyrtari i KF "Partizani", per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe shkelje te rregullave te fairplay, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56 te KDS.
2.KF "Skenderbeu", per sjellje te gabuar te spektatoreve ,denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
3.Zyrtari i KF"Korabi", Eduard Tanushi,per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit me fjale ofenduese, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
4.Zyrtari i KF "Beselidhja", Ideal Lekiqi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
5.KF "Turbina", per lejimin te pjesemarrjes se tifozave ne ndeshje dhe ne kundershtim te vendimit te Komisionit te Disiplines, denohet me humbjen e ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF "Luftetari" si dhe zbritjen e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 65/3 te KDS.
6.Lojtari i KF "Turbina", Xh. Miza, per hyrje pa leje ne fushen e lojes dhe dhune ndaj lojtareve kundershtar si dhe zyrtareve te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48 te KDS.
7.Lojtari i KF "Sukthi", BledarZakova, per goditje me shpulle ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete)muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
8.Lojtari i KF "Himara", Bruno Dervishi, per goditje me shpulle ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete)muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
9.KF "Vllaznimi" U -19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF "Shkendia B.T" U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
10.Lojtari i KF "Tomorri" U-19, Mario Lamaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.ete KDS.
11.Lojtari i KF "Tomorri" U-19,Rustem Halitaj, per peshtymje ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 24 (njezetekater)muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.c te KDS.
12.Zyrtaret e KF "Tomorri" U-19, Klodian Arberi dhe Iken Droboniku, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
13.Lojtari i KF "Tomorri" U-19, Erald Hyseni, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
14.KS "Vlora" U -19, per mosparaqitje ne ndeshje me KS "Butriniti" U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
15.Lojtari i KF "Gramshi" U -17, Ledio Koci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 5(pese)ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
16.KF "Fieri " U-17, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KF "Butrinti" U-17, me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 54 te KDS.
17.Lojtari i KF "Vlora" U-17, Isuf Arapaj, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater)ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
18.Shtyrjen e kerkeses se KF "Gramozi" per mbledhjen e ardhshme te Komisionit te Disiplines me qellim shqyrtimin e dokumentacionit.