e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo rrëfen pse refuzoi të punojë në Siri: Nuk ishte rroga

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo rrëfen pse refuzoi të punojë në Siri: Nuk ishte rroga

Zhoze Murinjo ka konfirmuar se nuk do të jetë trajner i Sirisë. Një ditë më parë lajmin e bëri zyrtar përfaqësuesi i Federatës Siriane të Futbollit, i cili tha se Murinjo nuk mund të bëhej trajner i Sirisë për shkak të shumës së lartë që ai kërkonte.

Foto LaPresse - Spada 20 febbraio 2016 Milano ( Italia) Sport Calcio Inter - Sampdoria Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - " Stadio San Siro " Nella foto: mourinho in tribuna Photo LaPresse - Spada Febbruary 20 , 2016 Milan ( Italy) Sport Soccer Inter - Sampdoria Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - " San Siro Stadium " In the pic: mourinho watches the game on the stands

Ndërkaq, mbrëmjen e së premtes mediat ndërkombëtare kanë publikuar reagimin e Murinjos që thotë se arsyeja se përse nuk preferon të bëhet trajner i Sirisë është mungesa e një kampionati të fortë.

"E di që qarkullojnë shumë zëra për mua, por unë kam mësuar të mos lexoj asnjë. Lexoj për Mançester Junajtid, për Realin e Madridit, por nuk dua të them asgjë rreth këtyre zërave. Kam shumë mundësi, po i vlerësoj të gjitha.

Unë trajner i Sirisë? Jo, me gjithë respekt nuk do të shkoj të punoj atje. Dua të punoj në një klub që luan në një kampionat të vështirë, jo me kundërshtarë të lehtë. Nuk ka shumë mundësi për të më kënaqur",-ka thënë Murinjo sipas mediave ndërkombëtare.